Transmetuar më 26-03-2020, 18:31

Një vaksinë eksperimentale e zhvilluar nga kompania Moderna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte e para që u aplikua tek disa njerëz para pak ditësh.

Një grua rreth 49 vjeçare nga Siatëlli ishte e para që doli vullnetare të bënte vaksinën, e cila mendohet t’i japë fund pandemisë që ka prekur të gjithë botën.

Siç raporton Bloomberg, që rezultatet e vaksinës të jenë gati do të duhen të paktën dy muaj.

“Të dhënat e para do të dalin në 2 muaj ose më shumë”, shkroi analisti Salveen Richter në një raport.

Kompania Moderna njoftoi se kishte injektuar dozën tek pacientja e parë më 16 mars. 43-vjeçarja Jennifer Haller, nënë e 2 fëmijëve, është injektuar me vaksinën me emrin “mRNA-127” e zhvilluar nga kompania amerikane “Moderna Inc”.

Zyrtarët e shëndetit publik thonë se testimi do të zgjasë një vit, deri në 18 muaj, përpara se vaksina të provohet plotësisht.

Sipas specialistëve, nuk ka mundësi që vullnetarët të infektohen pasi vaksina nuk përmban virus. Qëllimi i provës së parë është të përcaktojë që vaksina nuk shkakton efekte anësore serioze./a.m/noa.al