Transmetuar më 26-03-2020, 18:42

Disa javë me vonesë, epidemia e koronavirusit arriti në SHBA dhe shtetet e sak do t’u kërkojnë mjekëve që të përzgjedhin se kujt duhet t’i japin përparësi të kujdesit.

Ndaj më shumë se dhjetë shtete në SHBA, duhet të vendosin se kush të shpëtojë nëse preket nga koronavirusi. Siç shkruhet në një artikull të gazetës ‘Avvenire’, më shumë se 10 shtete amerikane kanë zgjedhur llojet e pacientëve të cilëve do u jepet përparësi në kujdesin intensiv.

Në Tennessee, njerëzit me atrofi muskulare kurrizore do të përjashtohen nga kujdesi. Në Minesota, pacientët me Covid-19 me cirozë të mëlçisë, sëmundje të mushkërive dhe probleme të zemrës nuk do të kenë të drejtë për respiratorë.

Në shtetin e Washington – vazhdon artikulli – si dhe në New York, Alabama, Tennessee, Utah, Minnesota, Kolorado dhe Oregon, mjekët ftohen që të vlerësojnë nivelin e aftësisë së përgjithshme fizike dhe intelektuale para ndërhyrjes, për të shpëtuar një jetë.

Siç thuhet në artikull, mes 36 shteteve që kanë shpalosur kriteret e tyre, disa prej tyre do të marrin në konsideratë parametrat fizikë dhe avantazhin intelektual të pacientëve, duke nënkuptuar neglizhimin e njerëzve me aftësi të kufizuara.

Në termat që përmbahen në udhëzimet e Uashingtonit është “aftësia mendore”, ose në Maryland dhe Pennsylvania, “çrregullim serioz neurologjik”, çka ka ngritur alarmin e shoqatave për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara.

Të njohur me këto plane, organizatat në mbrojtje të shtresave në nevojë po ngrenë zërin për diskriminim ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Tri grupe tashmë, Të drejtat e aftësisë së kufizuar Washington, Self-Advocates in Leadership, The Arc of the United States, kanë hedhur në gjyq shtetin në Uashington për të parandaluar hyrjen në fuqi të kritereve për qasje në kujdesin për shpëtimin e jetës për Covid-19.

“Personat me aftësi të kufizuara janë të frikësuar që nëse burimet shëndetësore bëhen të pakta, ata do të përfundojnë të fundit në dhënien e shërbimit”, thotë Ari Ne’eman profesor në Institutin Lurie, për Disability Policy në universitetin Brandeis. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE