Koronavirusi, paralajmërimi i virologut italian: Nëse nuk ka kujdes, epidemia fillon sërish
Transmetuar më 26-03-2020, 19:58

Një virolog i Universitetit të Padua ka deklaruar se ka më shumë të infektuar se sa raportojnë shifrat aktuale në Itali, por janë raste asimptomatike.

"Nuk dihet se kur përfundon epidemia, kur do të ulet numri i rasteve dhe nuk do të ketë më njerëz të infektuar. Por nëse nuk jeni të kujdesshëm, epidemia mund të fillojë përsëri", ishte paralajmërimi i virolgut Andrea Crisanti për programin televiziv ‘L’aria che tira’.

Virologu theksoi se e vetmja gjë e sigurtë është që numri i viktimave të përdor si një faktor për zvogëluar numrin e rasteve të infektuara.

Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka konfirmuar 4492 raste të reja me koronavirus, 712 të vdekur dhe 999 të shëruar.

Numri total i të infektuarve në shtetin fqinj është 80,539, ndërsa i viktimave 8,215./a.m/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Të nderuar lexues. Ky lajm vjen për publikun shqiptar në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes agjencisë kombëtare të lajmeve NOA dhe agjencisë italiane të lajmeve Adnkronos, realizuar më 27.02.2020

Loading...