Transmetuar më 26-03-2020, 20:10

Koronavirusi në Europë po ecën me ritme tepër të shpejta! Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 3,922 raste të reja dhe 365 viktima.

Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve dhe të vdekurve që ka arritur Franca që kur shpërtheu pandemia e Covid-19.

Numri total i të infektuarve ka arritur në 29,155, nga të cilët 1,696 janë viktima. Autoritetet franceze thonë se 13.904 persona janë në spital dhe 3,375 ndodhen në kujdes intensiv.

Shifrat e orëve të fundit e bëjnë Francën shtetin e tretë më të prekur në Europë.

Ndërkohë, Italia dhe Spanja janë shtetet më të prekura, shifrat e të cilëve kanë kaluar Kinën, vendi ku shpërtheu pandemia në dhjetor të vitit të kaluar./a.m/noa.al

PËRDITËSIM LIVE