Transmetuar më 26-03-2020, 21:00

Dy ditë më parë Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington hoqi pezullimin e ekzekutimit te gjobës mbi 100 milionë euro kundër Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Bechetti.

Ndërkaq sipas asaj që shkruan avokati Kujtim Cakrani, është ndëshkuar edhe Bashkia e Vlorës me 15 milionë euro gjobë.

Sipas një postimi të avokatit Kujtim Cakrani, bëhet fjalë për prishjen e njëanshme të kontratës, së parkimeve në qytetin e Vlorës.

"Sa për informacion? Qytetarët nuk do paguajnë vetëm 140 milion të F. Bechettit, jo? Bashkia e Vlorës do paguajë 15 milion euro kompanisë “Tis-Park”, për prishjen e njëanshme të kontratës, së parkimeve në qytetin e Vlorës. Covid 19 do iki një ditë, por ky borxh prej 15 milion euro do ngelet dhe do paguhen nga ne të gjithë. Turp të gjithë heshtin para këtij virusi që është shkaktuar nga vetë kryetari bashkisë Vlorë, bashkë me enturazhin e tij, të hajdutëve dhe korruptuarëve”./noa.al/