Transmetuar më 26-03-2020, 21:14

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, përshëndet vendimin e Këshillit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këtë gjë Pompeo e ka bërë të ditur në një reagim në Twitter, këtë mbrëmje.

Ai është shprehur se SHBA mbetet partner i Shqipërisë në çdo hap të rrugës së saj në integrimin europian.

“Mirëpresim vendimin e Këshillit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugës”, shkruan Pompeo në reagimin e tij./a.k/noa.al/