Transmetuar më 26-03-2020, 22:21

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka deklaruar se numri i personave të infektuar me koronavirus mendohet të ulet nga java e tretë e prillit, por vetëm nëse zbatohen këshillat.

Në një intervistë për ‘Opinion’ theksoi se vendimtare do të jenë kjo javë dhe java e ardhshme.

‘Nëse zbatojnë urdhrat, nga fundi i javës së dytë dhe fillimi i javës së tretë do fillojnë të zbuten shumë. Unë kam thënë që kjo javë dhe java tjetër janë vendimtare. Javën e tretë të prillit do të fillojnë të bien’, tha Pipero.

Mjeku bëri të qartë se numri i vdekshmërisë do të ulet në rast se zbulohen rastet e infektuara dhe kontaktet e afërta. Nuk mungoi thirrja që me zbatimin e masave, përhapja e Covid-19 do të jetë në rënie.

‘Sa më mirë të zbatohen urdhrat e qeverisë, aq më pak humbje do të kemi. Duket sikur përqindja e vdekjeve është e lartë, por them se nëse kemi më shumë persona të prekur, vdekshmëria ulet se i kemi të shtruar në spital. Kam një bindje të thellë se nuk është vonë që qytetarët të dëgjojnë që me respektimin e masave të qeverisë, me respektimin e masave tona, besoj që do të ulet’, tha Pipero./a.m/noa.al