Transmetuar më 26-03-2020, 22:41

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë bëri thirrje që të vazhdojë të respektohet Kushtetuta duke iu referuar votimit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Në një njoftim të bërë publik në Facebook, shkruhet:

‘Mbretëria e Bashkuar mori parasysh votën e mosbesimit në Kuvend më 25 mars dhe bën thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet. Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë prioriteti i parë i qeverisë së re ose qeverisë në detyrë.’

Ditën e djeshme, me 82 vota pro, 32 kundër dhe vetëm një abstenim, deputetët e Kuvendit votuan mocionin e iniciuar nga LDK-ja, për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, pas vetëm 50 ditëve të jetës së saj./a.m/noa.al