Koronavirusi/ Çfarë ndodh me pjesën më të madhe të njerëzve që intubohen? Flet Pipero
Transmetuar më 26-03-2020, 22:44

Koronavirusi është bërë shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Mjeku infeksionit, Pwllumb Pipero ka treguar detaje lidhur me ecurinë e pacientëve në terapi intensive.

Pipero thotë se pjesa mw e madhe e njerëzve qw intubohen, nuk kanë shpëtuar.

Pipero e bazon kwtw gjw te eksperienca e Italisë dhe Kinës.

“Nga eksperienca e Italisë dhe Kinës pjesa më e madhe e atyre që intubohen nuk kanë shpëtuar, sa përqind nuk e di të them. Ne mjekët lutemi që pcienti të mos shkojë tek intubimi. Ka shumë të panjohura pas kësaj, por nëse sipërfaqja e mushkërisë që bie në kontakt me oksigjenin me ajrin e repsiruar, nuk është e gatshme ta marr inspirimin sado t’i japim ne është e vështirë, ne e mbajmë me oksigjen dhe presim që mushkëria të rekuperojë. Në pjesën më të madhe të atyre që shtrojmë rekuperohet shpejt, por personat me probleme të tjera dhe në moshë fatkeqësisht një pjesë e madhe e tyre përfundojnë në intubim dhe humbin jetën”, tha Pipero./a.k/noa.al/

Loading...