Transmetuar më 26-03-2020, 23:35

Koronavirusi është bërë shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Së fundmi në Kosovë, ka shkuar në 86 numri i të infektuarave me koronavirus.

Në mesin e tyre është edhe ish-banori i “Big Brother Albania 4”, Petrit Bylykbashi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ja çfarë shkruan ai:

Te dashtunit e mi,

Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus.

Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e metutjeshme.

Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket.

Miq, une do ta kaloj kete sfide, per kete tashme jam i sigurte, e ju mos panikoni e po ju lus qe te rrini neper shtepia. Ju dua shume./a.k/noa.al/