Transmetuar më 27-03-2020, 00:58

Vetëm në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u evidentuan 15.452 njerëz të infektuar me koronavirus.

Kjo ka bërë që të shkojë në 83.663 numri i përgjithshëm i të infektuarve të zbuluar. kjo shifër tejkalon Kinën e cila renditet e treta me 81.285 dhe Italinë që është pas Kinës, me 80.589 të infektuar.

Raportohet se deri tani në SHBA janë shëruar 1.864 persona. kurse janë në gjendje kritike për jetën 2.122 njerëz.

Numri total i të vdekurve ka arritur në 1.209 pasi sot u regjistruan dhe 182 jetë të humbura në SHBA, kryesisht në shtetet ku pati shpërthim më të madh, sidomos Nju Jorku.

Nisur nga situata ku spitalet janë mbushur plot me të infektuar, autoritetet në Nju Jork bënë të ditur se kanë lejuar që ventilatorët të ndahen mes dy pacientësh. Por ekspertët e mjekësisë pohojnë se dhënia e frymëmarrjes së drejtuar duke ndarë fuqinë 50 me 50 për qind, zvogëlon në masë të njëjtë përqindjeje marrjen e oksigjenit.

Presidenti Trump deklaroi se ka nisur sonte drejt Nju Jorkut, 4 mijë ventilatorë. /noa.al/