Autoritetet në Nju Jork lejojnë spitalet të ndajnë një respirator për dy pacientë me COVID-19
Transmetuar më 27-03-2020, 01:08

Nju Jorku në SHBA po përjeton orë dramatike, pasi janë me mijëra të infektuarit që zbulohen orë pas ore dhe me qindra jetët që po shuhen.

Nisur nga situata ku spitalet janë mbushur plot me të infektuar, autoritetet në Nju Jork bënë të ditur se kanë lejuar që ventilatorët të ndahen mes dy pacientësh. Por ekspertët e mjekësisë pohojnë se dhënia e frymëmarrjes së drejtuar duke ndarë fuqinë 50 me 50 për qind, zvogëlon në masë të njëjtë përqindjeje marrjen e oksigjenit. Ata pohuan se kjo nuk është idealja, por referuar rrethanave është një zgjidhje.

Presidenti Trump deklaroi se ka nisur sonte drejt Nju Jorkut, 4 mijë ventilatorë. Autoritetet në Nju Jork thanë se nga qeveria federale mbërritën 400 ventilatorë.

Por guvernatori i Nju Jorkut u informua mbrëmjen e sotme se për ditët në vazhdim nevojiten të paktën 30 mijë ventilatorë. Pacientët e prekur me koronavirus, kanë nevojë për frymëmarrje të drejtuar midis 11 deri 21 ditë. /noa.al/

Loading...