Transmetuar më 27-03-2020, 09:48

As që e njihte viktimën e saj dhe as nuk i kishte parë asnjëherë ndonjë pjesëtar të familjes.

Por se çfarë i shkrepi në kokë 30-vjeçares që i mori jetën një vajze të vogël vetëm 7 vjeç, do të jenë psikiatrit ata që do e përcaktojnë.

Krimi i rëndë ndodhi në Queen’s Park të Bolton, në Britaninë e Madhe mesditën e së dielës që lamë pas.

Pavarësisht paralajmërimeve për të mos dalë nga shtëpia prej koronavirusit, familja e kishte çuar vogëlushen për të lozur në park. E mitura po vraponte, kur një grua e qëlloi në mënyrë të përsëritur me thikë, ku pavarësisht tentativave të mjekëve për ti ardhur në ndihmë, gjeti vdekjen.

Një person i rastësishëm që ndodhej në park, ndërhyri me kurajo dhe e bllokoi gruan, për ta dorëzuar në polici.

Russ Jackson, nënkomisar në policinë e Greater Manchester, deklaroi se gruaja u dërgua në një psikiatri. Krimi i tmerrshëm ndodhi në sy të prindërve të vogëlushes, të cilët e kishin nxjerrë për të lozur në park.

Në gjendje shoku janë edhe familjet e tjera të cilët i nxirrnin fëmijët në të njëjtin park. Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al