Arrestohet Klodian Duro, akuza që rëndon ndaj tij
Transmetuar më 27-03-2020, 11:40

Policia ka arrestuar dy ditë më parë ish-futbollistin e Kombëtares së Futbollit, Klodian Duro.

Duro u arrestua me akuzën e përndjekjes dhe kanosjes ndaj ish-bashkëshortes, me të cilën ishte divorcuar një vit më parë.

Ish-bashkëshortja e Duros banonte në “ish-Bllok” dhe kishte urdhër mbrojtjeje që nga momenti i divorcit.

Ajo e ka denoncuar vazhdimisht Duron për kanosje, përndjekje përmes SMS-ve dhe dhunë në familje.

Më datë 24 mars në mbrëmje, Duro ka shkuar në shtëpinë e saj duke i rënë derës, ndërsa ajo ka njoftuar menjëherë policinë. Disa minuta më vonë, efektivët e rendit kanë mbërritur aty duke e arrestuar në flagrancë.

Siç mëson abcnews, në momentin kur kanë mbërritur efektivët e policisë, Duro është shprehur se ka qenë aty thjesht për ta takuar.

Ai gjendet tani në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në pritje të dhënies së masës së sigurisë, e cila do të jepet nesër në orën 10:00.

Loading...