Transmetuar më 27-03-2020, 16:27

Kuvendi i Kosovës u mblodh në seancë plenare, duke ruajtur distancën një metër mes deputetësh, por ama u mblodhën vërtet këto ditë, drejt e në sallën parlamentare.

Kurse deputetët e Parlamentit tonë, shqiptarë dhe ata, duket se u treguan frikacakë edhe me distancën një metër, pasi me në krye Gramoz Ruçin, sot zhvilluan mbledhje online, siç shihni foto që ju sujell noa.al.

E për më tepër, Kuvendi po meret me gjëra të rëndësishme si miratimi ose jo i Akteve Normative që ka firmosur kryeministri Edi Rama si dhe rrëzimin si rëndom vitet e fundit, të dekreteve që ka shpallur Presidenti Ilir Meta për pronat dhe antiKÇK që janë rikthyer për rishqyrtim në Kuvend.