Transmetuar më 28-03-2020, 09:49

Teoritë që pretendojnë se koronavirusi është armë biologjike e krijuar në laborator janë hedhur poshtë nga ekspertët.

Që prej shpërthimit të Covid-19, dolën teori sikur është krijuar nga njeriu në Kinë ose ShBA. Por provat shkencore dhe politike në të dy vendet dëshmojnë se spekulimet e tilla janë të pabaza.

Në ShBA, disa politikanë konservatorë kanë spekuluar se Kina krijoi virusin vrasës nga laboratori i tyre i nivelit të katërt të biosigurisë (BSL-4) i vendosur në Wuhan, Kinë, nga ku filloi shpërthimi.

Ai laborator, i drejtuar nga Instituti i Virologjisë Wuhan, studion sëmundje infektive të rënda dhe disa lloje të koronaviruseve.

Senatori republikan, Tom Cotton i Arkansas, bëri një postim në Twitter më 30 janar ku hodhi teorinë e tij se virusi erdhi nga laboratori i Wuhan. Sidoqoftë, laboratorët BSL-4 kanë nivelin më të lartë të sigurisë për shkak të punës së tyre të rrezikshme dhe agjentëve kërcënues për jetën që ata hulumtojnë përfshirë Ebola, ethet Lassa dhe viruset e Marburg, kështu që nuk ka të ngjarë që Covid-19 të dilte gabimisht, raporton Forbes.

Laboratori është i pajisur me sisteme të ventilimit të kalibrit të lartë, mure të përforcuar, sisteme sigurie dhe izolim nga bota e jashtme.

Ekzistojnë të paktën gjashtë objekte BSL-4 në SH.B.A. në Atlanta, Georgia, Frederick, Maryland, Galveston, Texas, Hamilton, Montana, dhe San Antonio Texas, të cilët gjithashtu studiojnë patogjenë të rrezikshëm.

Ndërkohë Kina sugjeron se ShBA e projektoi virusin dhe e hodhi në Wuhan.

Por kjo bie poshtë pasi ShBA, së bashku me dhjetëra kombe të tjera, janë ndikuar shumë nga sëmundja që ka marrë mijëra jetë./a.m/noa.al