Transmetuar më 28-03-2020, 10:28

Në këto ditë të vështira të shkaktuara nga koronavirusi, gjithcka kanë nevojë njerëzit është optimizmi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video sensibilizuese ku tregon sa e rëndësishme është zbatimi i masave për ti dhënë fund luftës me sëmundjen.

‘Hap dritaren, frymo dhe mbush mushkëritë me ajër’, thuhet në fillim të pamjeve.

Kreu i PD bën thirrje që të respektohen të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën.

Në një njoftim në Facebook, Basha shkroi: ‘Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!’./a.m/noa.al