Apeli për Ramën, i ish-këshilltarit të kryeministrit: Pensionistët pa leje-dalje? A të punon apo të është mpirë truri ty?
Transmetuar më 28-03-2020, 11:15

Opinion nga Ylli Dylgjeri

Per pensionistet nuk ka Leje dalje! Do t’i vdesësh pensionistët? Kush do tua bëjë pazarin?  Me çfarë do të ushqehen? Një numër i madh i tyre jetojnë në çift? Fëmijët ikën në emigracion. Me çfarë do jetojnë?

Apo kush nuk do të vdesë nga convid-i mos ta zerë më as viti? Të rrinë brënda? Nuk ka aplikacion, nuk ka shërbim, ska furnizim, ska mjekim! Apo pensionistët jane statistikë? Ore, a të punon apo të është mpirë truri ty?

Nëna ime, e sëmurë nga demencat e sklerozat po  nuk e furnizova unë apo gruaja i sulet vazove të luleve!

Nëna jote nuk rri dot dot një ditë pa thashetheme, e jo më pa ushqim!

Mblidh mendjen e liro oraret o Surrelas! Përndryshe, rrugëve i ke pleqtë. E në i zënç, merru patericat për gjobë… në vend të makinave!

Se e bëre vëndin siç i thotë një fjale kur mungojnë alternativat: O te pickon gjarpri, O të shalon gomari!

Loading...