Gjoba deri në 100.000 lekë dhe bllokime mjetesh/ Sa persona shkelën masat për koronavirusin
Transmetuar më 28-03-2020, 12:32

Në kuadër të masave ndaj koronavirusit, policia ka gjobitur 71 shtetas me masën administrative 10.000 lekë pasi u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta pa ndonjë arsye.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Ndërkohë, 24 njësi tregtie nuk kanë zbatuar orarin e mbylljeve dhe për këtë janë gjobitur administratorët me 100.000 lekë secili.

Policia e Shtetit ka bërë thirrje që qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa./a.m/noa.al

Loading...