Transmetuar më 28-03-2020, 20:47

Koronavirusi është bërë shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Edhe vendi ynë po përballet çdo ditë me raste të reja, ndersa ka edhe lajme të mira.

Së fundmi një tjetër i ri, i quajtur Vladimir, pacient i infektuar nga koronavirusi, ka lënë spitalin.

“Ishte një luftë e fortë jo vetëm fizike por edhe piskologjike”, shprehet ai.

Lajmi bëhet i ditur në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

I riu shfaqet duke falenderuar stafin mjekësor për punën e bërë.

“Edhe një tjetër pacient ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv. Mirënjohëse deri në përunjësi për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm COVID-19 në shërbim të pacientëve”, shkruan ministrja Manastirliu./a.k/noa.al/

Vladimiri ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv🙏🏼Mirënjohëse deri në përunjësi për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm #COVID-19 në shërbim të pacientëve🙏🏼#KrenarePërMjekët🙏🏼

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Samedi 28 mars 2020