Transmetuar më 28-03-2020, 21:27

Turbullirë ka shkaktuar një djalë i ri në Kosovë, pasi përhapi frikë dhe pasiguri kur deklaroi në rrjete sociale se është prekur nga koronavirusi.

Plot njerëz që panë statusin e tij në Facebook e morën të mirëqenë dhe i kapi ankthi se mos ishin prekur edhe ata nga infeksioni i rrezikshëm për vetë faktin se një pjesë e tyre ishin rrotull tij kohët e fundit.

Por doli se ishte një shaka e shëmtuar e të riut nga Prishtina që përfundoi më pas në telashe me policinë që e arrestoi. /noa.al/