Transmetuar më 28-03-2020, 22:53

U tall me distancimin social për shkak të koronavirusit por u prek vetë.

Një 21-vjeçare nga Tennessee në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tallej në rrjetet sociale se nuk praktikonte distancimin social për shkak të koronavirusit të këshilluar nga autoritetet.

Ireland Tate, disa ditë më parë postoi videon moskokëçarëse, para se të shfaqte simptomat.

Ajo u thoshte ndjekësve të saj se “e di që duhet të jem në vetë-karantinë dhe të mbaj distancën sociale, por nuk merakosem për këtë”.

“Shumë mirë e kuptoj, por thjesht nuk besoj se më kap virusi”,thoshte ajo disa ditë para se të ndehej keq e më pas te rezultonte pozitive me Covid-19.

Por dëshmi të tjera dha pasi u infektua nga koronavirusi:

“Më duket sikur dikush është ulur mbi gjoksin tim gjatë gjithë kohës. Mezi marr frymë, jam kollitur derisa fyti është gjakosur”.

Ajo tha më tej se besonte se kishte marë sëmundjen nga një mikesha e saj dhe ndryshe nga ajo që thoshte në fillim, tashmë i rekomandon të gjithë të qëndrojnë në shtëpi.Burimi: The Sun/a.k/noa.al/