Transmetuar më 29-03-2020, 00:06
Portieri i njohur turk, Receber Rustu i cili në vite konsiderohet si ndër më të mirët e futbollit vendas, është infektuar me koronavirus.
Mësohet se Rustu është dërguar në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë.
Koronavirusi ka rënduar situatën shëndetësore të ish-portierit të kombëtares së Turqisë.
46-vjeçari, është aktivizuar me klube të njohura në karrierën e tij si: Barcelona, Fenerbahce, Besiktas e Antalyaspor.
Receber gjithashtu mban rekordin për më numrin më të lartë të prezencave me kombëtaren e Turqisë, plot 120 ndeshje./a.k/noa.al/