Bie zjarri në një lokal në Vlorë, digjet dhe zyra e pasaportave
Transmetuar më 29-03-2020, 07:58
Foto ilustruese

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në një lokal në qytetin e Vlorës.

Si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit të shënuar prag-mbrëmjen e së shtunës,

flakët janë shtrirë edhe në zyrën e pasaportave të Gjendjes Civile e cila ishte ngjitur.

Dëme të shumta janë shënuar në lokal, ndërsa në zyrën shtetërore janë dëmtuar objekte të ndryshme, por edhe pasaporta të sapo nxjerra.

Flakët janë shtrirë edhe në Zyrën e Drejtorisë Arsimore, por dëmet kanë qenë të pakta.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al

Loading...