Transmetuar më 29-03-2020, 05:21

Një tjetër fundjavë e zbrazët, e treta gjatë këtik marsi të zi. Tirana tashmë ka marrë hijen e një qyteti të braktisur, i cili pret të rikthehet gjallëria e dikurshme.

Qeveria ka vendosur masa kufizuese për të parandaluar përhapjen masive të COVID-19.

Aktualisht numërohen 197 persona të infektuar sipas Institutit të Shëndetit Publik.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.

Siç bën të ditur ministria e Shëndetësisë, deri tani në total janë testuar 1325 raste, prej të cilëve 197 kanë rezultuar pozitivë.