Transmetuar më 29-03-2020, 08:26

Sophie Grégoire Trudeau, gruaja e Kryeministrit kanadez, ka lajmëruar se është shëruar nga koronavirusi.

“Ndihem më mirë”, shkroi ajo në Facebook, ku në mesazh falenderon mjekët dhe kujton se sa e vështirë është të qëndruarit vetëm.

“Distanca fizike është e domosdoshme në këtë moment për tu mbrojtur, por duhet inkurajuar më shumë afërsi emocionale. Të ndjekim këshillat e mjekëve dhe do ia dalim”, shkroi ajo.

Sophie Grégoire Trudeau lajmëroi se ishte prekur nga koronavirusi në 12 mars, pasi u kthye nga një udhëtim në Londër.

Që nga ajo ditë Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i cili nuk shfaqi asnjë simptomë të sëmundjes u vetëkarantinua, duke vijuar detyrën nga rezidenca e tij. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE