Transmetuar më 29-03-2020, 10:19

Papa Françesku ia dedikon këtë të diel të gjithë personave që po vajtojnë prej pandemisë së koronavirusit.

“Sot të jetë për të gjithë ne e diela e qarjes. Mendoj për shumë njerëz që qajnë, njerëz të izoluar, njerëz në karantinë, të moshuar të vetmuar, njerëz të shtruar, njerëz në terapi, prindër që shohin se nuk kanë rrogë dhe nuk kanë ç’tiu japin për të ngrënë fëmijëve. Shumë njerëz qajnë. Edhe ne i shoqërojmë me zemër dhe nuk do na bënte keq aspak të qanim paksa, me të qarën e Zotit, për popullin e tij”, tha Papa në meshën e mëngjesit të sotëm.

Më tej shtoi se sot ndodhemi përballë një bote që vuan pasojat e kësaj pandemie dhe për këtë arsye shtoi nëse mund të qajmë siç qau Jezusi.

“Duhet të kërkojmë faljen e Zotit, unë qaj me ty. Le të jetë kjo e diel e diela e të qarit”, tha në mbyllje kreu i Vatikanit. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE