Transmetuar më 29-03-2020, 10:38

Një djalë i ri vetëm 17 vjeç, gjeti vdekjen nga koronavirusi, pasi iu mohua shtrimi, për shkak se nuk ishte i siguruar.

Bëhet fjalë për një adoleshent nga Lancaster, në California, SHBA, i cili gjeti vdekjen të mërkurën e 25 marsit, për shkak të Covid-19.

I riu nuk ishte pranuar të shtrohej në spital, pasi nuk kishte siguracion shëndetësor.

Lajmi i hidhur u dha nga kryebashkiaku i Lancaster, Rex Parris, me anë të një videoje në Youtube.

“Të premten para vdekjes së tij, gëzonte shëndet të plotë. Të mërkurën vdiq, nuk kishte siguracion shëndetësor dhe për këtë arsye nuk e kuruan”, thotë Parris.

I riu mbërriti me urgjencë në spitalin e zonës, por nuk e pranuan për shtrim, pasi stafi mjekësor i kërkoi që ti drejtohej një spital publik.

Në SHBA, janë të shumtë qytetarët në vështirësi për shkak të shëndetësisë me pagesë, pasi rreth 27.5 milionë amerikanë nuk janë të mbuluar nga siguracioni shëndetësor.

Në SHBA, ka arritur në 123780 numri i të prekurve nga Covid-19, ndërsa i viktimave në 2229. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE