Britania refuzon ekstradimin e fierakut të shumëkërkuar për vrasje
Transmetuar më 29-03-2020, 14:34

Një shqiptar i dënuar në mungesë me 23 vite burg ka mundur ti shpëtojë ekstradimit nga Anglia. Gjykata e ekstradimeve në Londër ka vendosur për të mos ekstraduar Arjan Hoxhajn.

Fieraku 50-vjeçar një prej shqiptarëve më të kërkuar nga Interpoli për mjeshtërisht iu fsheh drejtësisë shqiptare për plot 24 vite nga kryesja e krimit.

Gjykatësi i kësaj çështje ekstradimi, Tan Ikram, tha se nëse do të lejonte ekstradimin atëherë do të ishim përpara shkeljes së të drejtave të njeriut pasi Hoxha ishte dënuar në mungesë 20 vite më parë.

Avokatët fierakut të shumëkërkuar për vrasje, i argumentuan gjykatës se dënimi i tij tashmë sipas legjislacionit shqiptarë ishte parashkruar.

Ky argument u pranua nga gjykata duke e lëne të lirë Arjan Hoxhajn i dënuar në mungesë nga gjykata shqiptarë për vrasjen e Ramadan Bregut dhe plagosjen e Nefail Bregut në një fshat të Fierit në vitin 1995.

Menjëherë pas vrasjes Hoxhaj do të mbërrinte në Angli duke kërkuar azil me identitet të rremë si refugjat lufte.

Tashmë që identiteti i tij i vërtetë u zbulua autoritetet britanike të emigracionit kanë nisur procedurë e heqjes së nënshtetësisë dhe dëbimin nga Anglia, raporton ‘TCh’.

Njësoj si Arjan Hoxhaj mund ti shpëtojnë ekstradimit edhe shumë shqiptarë të tjerë që fshihen në Angli pasi krimet dhe dënimet i kanë marrë 20 vite më parë. Në të tilla kushte duke përdorur argumentit e parashikimit të dënimit parashikuar në legjislacionin shqiptarë ata do të bllokojnë çdo ekstradim të mundshëm.

Loading...