Transmetuar më 29-03-2020, 15:20

Kuzhinieri i njohur  Gordon Ramsay mbyll restorantet e tij dhe pushon nga puna 500 punonjës.

Shefi i njohur ka mbyllur restorantet e tij prej koronavirusit, duke mos iu dhënë asnjë garanci ripunësimi pas përfundimit të epidemisë së koronavirusit.

Punonjësit janë njoftuar me anë të një emaili, ku ju thuhej se do të paguhen deri më 17 prill, por pa asnjë sqarim të mëtejshëm, lidhur me atë që do të ndodh më vonë.

“Në këtë moment të mbushur me pasiguri të mëdha, për të garantuar sigurinë e shëndetit të punonjësve tanë, të klientëve dhe komunitetit, duke u munduar të bëjmë pjesën tonë të minimizimit të përhapjes së virusit, që nga 21 marsi restorante tona në Londër do të mbyllen. Nuk e dimë se kur do të rihapen, por ajo që mund të bëjmë sot është që të mbështesim njeri tjetrin në këtë moment të tmerrshëm me ndryshime. Do të dalim më të fortë se më parë”, shkruan kuzhinieri i njohur anglez në njoftim.

Por ndjekësit e tij janë inatosur, duke vërshuar me komente ku i kujtojnë se ka një pasuri prej 140 milionë dollarësh dhe se mund të bënte më shumë për punonjësit e tij. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE