Transmetuar më 30-03-2020, 11:13

Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri ka humbur një njeri të afërt ditën e sotme. Ai ka njoftuar herët në mëngjes se është ndarë nga jeta babai i të shoqes.

Por për shkak të situatës në vend dhe kufizimeve prej koronavirusit, ai drejton një lutje për familjarët që nuk i shkojnë dot në funeral, duke kërkuar që të luten në distancë.

“Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati, pas një sëmundjeje të gjatë, ia ktheu shpirtin Krijuesit të Gjithësisë. Në këto ditë të trazuara, kur as ceremonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (duà)!

Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Zoti e pastë mëshiru dhe qoftë i Xhenetit! Amin!”, shkruan Sidriti. /a.y/noa.al