Transmetuar më 30-03-2020, 16:32

Një grua shtatzënë 37-vjeçe, e cila rezultoi pozitive me koronavirus, gjeti vdekjen në Spanjë pas një lindjeje urgjente me operacion.

Ngjarja e rëndë ndodhi në La Coruña në spitalin Materno Infantil këtë të diel, teksa gruaja ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, raporton noa.al duke cituar mediat lokale.

Ajo shkoi në spital me temperaturë të lartë në gjendje të rëndë, çka bëri që mjekët ta operonin me urgjencë për të nxjerrë fëmijën.

Gjatë lindjes, u shënuan komplikime të tjera, duke bërë që gruaja të vdesë. Jo vetëm kaq, por edhe foshnja që mbante në bark, lindi i vdekur.

Foshnja, bëri me dije spitali, kishte edhe patologji të tjera, pa dhënë detaje të tjera.

Rasti ka tronditur Spanjën, ku deri tani ka shkuar në 7.340 numri i viktimave, ndërsa i të prekurve në 85.195. /a.y/noa.al