Transmetuar më 30-03-2020, 17:55

Bajram Hajri një nga të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës është lënë i lirë.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me vendimin e gjykatës u caktua që Hajri të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Kjo zbutje e masës së sigurisë vjen me kërkesë të avokatit të të pandehurit, i cili e argumentoi gjithçka me moshën e të pandehurit dhe gjendjen e tij të sëmurë.

Bajram Hajri është babai i dy vëllezërve Hajri të shpallur në kërkim për pengmarrjen e 17 janarit.

Ai akuzohet për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese ose municioneve“.

Nga hetimet e policisë lidhur me ngjarjen tronditëse janë zbuluar edhe urdhëruesit kryesorë të pengmarrjes së 49-vjeçarit. Bëhet fjalë për Altin Hajrin nga Shijaku, Dritan Rexhepin nga Vlora dhe M.Bajrin nga Shkodra, të cilët janë shpallur në kërkim. /a.y/noa.al

Dalin fotografitë, ja me kë ishte Jan Prenga para se të rrëmbehej dhe të vritej

“Anti-KÇK”, Operacioni Forca e Ligjit në Shijak në resortin ku u mbajt peng Prenga

Pengmarrja/ 49-vjeçari Prenga kishte ndërruar emrin në Greqi, i vëllai korrier i bandës së Shijakut