Transmetuar më 30-03-2020, 18:41

Një gazetare e njohur amerikane që luftoi me kancerin për 20 vite nuk ka arritur të mundë koronavirusin.

Maria Mercader ishte në spitalin e Nju Jorkut që në shkurt por ndërroi jetë të dielën.

Pas infektimit me koronavirus, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua. Ajo ishte 54 vjeçe dhe punoi për median CBS për tre dekada.

Pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke punuar si drejtuese për strategjinë e talenteve.

"Mercader luftoi me kurajë ndaj kancerit për 20 vite duke bërë trajtime dhe kirurgji. Për kolegët dhe familjen, ishte një inspirim dhe simbol i shpresës sa herë kthehej në punë pasi fitonte një betejë kërcënuese për jetën", njoftoi media CBS./a.m/noa.al