Pranojeni, Rama është shumë hapa para – nga Edmond Arizaj
Transmetuar më 31-03-2020, 12:05

Nuk e kam me një emër në veçanti. Por më shumë. Vetëpërfshirë. Burrat e shtetit, udheheqesit, spikasin ne kriza, në ato të rëndat. Dallohen per ate qe bejne per vendin e tyre, apo per ate qe thone per vendin e tyre.

Si në krizen e termetit, si në këtë të pandemisë, Rama i ka bere dhe madje tejkaluar detyrat e tij. Perzgjedhja e atyre pak fjaleve ne dergimin e 30 mjekeve tane ne Itali, keto dite kane qene burim krenarie per qindra mijera shqiptare, sidomos ne Itali. Por mos te harrojme se neser mund te jene akoma me shume.

Me pak fjale, Rama mund t’i kete siguruar Shqiperise nje studio avokatie ne Bashkimin Europian, ne vend te nje, apo dy avokateve. Duke lene menjane Kuben e larget, xhestin e ndihmes me mjeke e beri dhe Polonia, por fjalet e zgjedhura ishin krejt te varfra, si katoliku katolikut, jo si europiani europianit.

Propagande? Dakord, Rama ben gjithë ç’mundet, perdor çdo mjet te ndikoje dhe fitoje psikologjine dhe sjelljen e mases. Por kur kjo nuk i sherben vetem atij dhe ndjekesve te tij, por i sherben edhe vendit e njerezve, nuk besoj se jemi vetem brenda kufijve te propagandes.

Manipulues? Dakord, brenda Shqipërisë përdor mediat, varfërinë, pushtetin, paranë, e na hedh hi syve e na mashtron, po atje matanë, në ato shtetet që janë të rrahura me vaj e uthull, të pjella nga ujkonja e gjarpërinj, si vallë i manipulon?!

Nëse nga komunikimet e Ramës, vijne komente emocionuese dedikuar intelektit të shqiptarëve, më falni po kjo s’ka lidhje me një manipulator. (Të tillë fare mirë mund të quaje protagonizmin e lali Erit në keto ditë). Egoist? Narcizist? Kush nder shekuj nuk e ka dashur shkelqimin personal dhe gjurmen e tij ne histori.

Une kam një dyzim të tmerrshëm per Ramen. Shpirterisht nuk kam asnje kimi ndaj politikës dhe sjelljes se tij, dhe jo në vite të veçanta, apo periodikisht. Eshte nena e mire me te përgjithshmin, por njerka e keqe me te perveçmin. Por ama logjika me sjell ne nje dimension krejt tjeter. Në një peshore imagjinare, le të vëmë perfitimet e Rames dhe perfitimet e Shqipërisë në keto gjashte muajt e fundit, nisur nga fjalet dhe veprimet e kryeministrit.

Nga do anonte ajo? Nga zeniti qe është keto dite, Rama mund te arrije ne nadir vetem nese koronavirusi kolapson vendin. Shpresoj qe askush mos ta uroje kete, qofte edhe me vete. Natyrisht eshte edhe ajo pjesa; jemi pa buke, s’ka ndihme, ne s’kemi per vete, ç’na duhet imazhi kur kemi barkun bosh…

Ka nje rrefenje, se kur Isa Boletini po nisej per Vlore per shpalljen e pavaresise, (e gjeni edhe tek “Nentori i dyte), i thone: Po e lë Kosoven ne dore te serbit. Dhe ai u pergjigj: Po shkoj te marr gjithe Shqiperine. Pra permbylltazi po them: Nga ata qe ankohen per buke do kemi gjithmone, por periudhat kur Shqiperise dhe shqiptareve u thurren himne, jane te rralla.

Është edhe pjesa tjeter, qe kujton PPP, korrupsionin, drogen, vjedhjet, dhe nuk e ka gabim, as nuk genjen. Por gabim nuk e kishte dhe as genjente edhe ne 2005… Urrejeni, por pranojeni. Rama është vite dritë para. Qofte dhe vetem ne menyren e shfaqjes se nje tradite qe ne e njohim te gjithe, bujarine. Mund te jete mallkimi, apo bekimi i shqiptareve? Kjo është temë diskutimi për disa vite më pas.