Kamionë me mallra nga Kosovë bllokohen në kufirin e Serbisë, Rama thirrje për Vuçiç
Transmetuar më 31-03-2020, 17:35

Kamionë me mallra të Kosovës bllokohen në kufi nga autoritetet serbe.

Nisur nga kjo situatë Kryeministri Edi Rama i bën një thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic pas bllokimit të 24 kamionëve me mallra të Kosovës.

“Prej 24 orësh kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e gjelbër në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!”, shkruan Rama.

Ai i kujton Vuçiç se vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë.

“Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, thotë kreu i qeverisë shqiptare. /a.y/noa.al

Loading...