Daljet pa leje, Rama i vendosur për gjoba: S’ka më këshillime
Transmetuar më 31-03-2020, 19:06

Në dy ditët e para të funksionimit me leje-dalje nga aplikacioni ka patur ankesa për bllokim të sistemit të aplikacionit e-albania.

Nuk kanë munguar rastet kur njerëzit kanë dalë pa zbatuar rregullat e qeverisë në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar gjoba prej ditës së nesërme pasi nuk do të ketë më këshillime për shkelësit.

Me anë të një video në Facebook ku policia kap persona pa autorizim dhe i dërgon në shtëpi ose i këshillon të kthehen në banesat e tyre.

‘Aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për pazar është plotësisht funksional. Nga nesër nuk ka më këshillime për shkelësit!’, shkroi kryeministri./a.m/noa.al