Solidarizohet Presidenca, ndriçohet me dritat e flamurit kombëtar italian
Transmetuar më 31-03-2020, 20:25

Institucioni i Presidentit Ilir Meta ka treguar shenjë solidariteti për Italinë duke ndezur me ngjyrat e flamurit të shtetit fqinj.

Pasditen e sotme, Presidenca është ndriçuar me ngjyrën jeshile, të kuqe dhe të bardhë.

Italia është shteti me më shumë viktima në nivel global, i cili regjistron çdo ditë shifra tronditëse.

Deri tani, numri i viktimave ka arritur në 12 428, ndërsa numri i personave të infektuar është 105 792./a.m/noa.al