Transmetuar më 01-04-2020, 10:29

Mjekët e sistemit shëndetësor në Britaninë e Madhe janë detyruar që të shtrëngojnë në mënyrë të ndjeshme kriteret e pacientëve që do të trajtohen në terapi intensive, duke qenë se fluksi i të infektuarve me koronavirus, po vjen në rritje.

Në një deklaratë të publikuar nga ‘Telegraph’, një këshilltar i shëndetësisë publike bën pohimin shokues bazuar në kapacitetet shëndetësore.

“Mjekët duhet të jenë të sigurtë në përzgjedhjen e tyre nëse një pacient do të shërohet para se ti japin një vend në terapi intensive”, thotë konsulenti Jenny Harries.

Ai shton se në kohë normale në terapi futen të gjithë, por tashmë situata është ndryshe.

“Me këtë infeksion, është domosdoshmëri përdorimi i një ventilatori për mushkëritë për disa javë, kështu që duhen përdorur në mënyrën më të arsyeshme të mundshme. Zvarritja e vdekjes për dy ose tre javë nuk është gjëja e duhur as për ta dhe as për shoqërinë”, thotë ai.

Ndërkohë mjekët mjekët këshillojnë familjarët që të pyesin të afërmit e tyre të moshuar nëse duan kura spitalore në rast se preken nga koronavirusi, shkruan noa.al.

Rachel Clarke, një specialist i Oxford, lajmëroi se pacientët e Covid-19, po i kalojnë orët e fundit në terapi intensive duke zënë vendet teksa nuk ka asnjë shans mbijetese. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE