Transmetuar më 01-04-2020, 13:33
Arma e sekuestruar

Një sherr i përgjakshëm mes dy familjeve në Kavajë ka përfunduar me një të plagosur në Golem.

Një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve bëri që një prej të dyshuave të godasë me sëpatë komshiun e vet.

Efektivët e policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 41 vjeç, në Golem, Kavajë, i cili sapo ka parë policinë ka tentuar të largohet, por është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

I dyshuari S.M., gjatë konfliktit të ashpër me komshiun e tij, T. A., 65 vjeç, e ka goditur këtë të fundit, me sëpatë duke e plagosur në trup, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës së 41-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al