Transmetuar më 01-04-2020, 13:57
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim pas zbulimit të një sasie drege banesë, është vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Ramica”.

I arrestuari është 49-vjeçari Inton Veshaj, i cili u kap mëngjesin e sotëm në banesën e tij, në fshatin Ramicë të Vlorës.

Prangosja e tij u bë bazuar në informacione të marra në rrugë operative.

Veshaj rezulton i dënuar nga Gjykata e Vlorës, me 4 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai akuzohet se për ngjarjen e shënuar në muajin shkurt të vitit 2017, ku gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis sativa. /a.y/noa.al