Transmetuar më 01-04-2020, 18:30
Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur ditënm e sotme në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal, por fatmirësisht drejtuesi nuk ka pësuar lëndime, i cili pavarësisht kësaj është dërguar në spitalin rajonal të Korçës për të marrë shërbim mjekësor.

Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë aksident të jetë shpejtësia e lartë dhe aksi i ngrirë për shkak të motit të paqëndrueshëm ditën e sotme.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes tha se po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/