Transmetuar më 01-04-2020, 20:20
Foto ilustruese

Aksident i rëndë me apasojë vdekjen e një personi është regjistruar ditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i “Gërdecit”, ku mjeti me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtsen metalike anësore të rrugës.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili menjëherë pas aksidentit është dërguar në spital në gjendje të rëndë shendetësore, dhe rreth orës 17:00të pasditres, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë gtë rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/