Transmetuar më 02-04-2020, 10:17

Është vetëdorëzuar në polici, ish kreu i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, i cili prej gjashtë muajsh ishte në kërkim.

Pas dorëzimit me ndërmjetësim, gjykata e Durrësit e ka lëne në arrest shtëpie.

Mësohet se Gjuzi ka deklaruar se ai nuk e ndjen vetën fajtor për akuzat e ngritura ndaj tije, por i është shmangur arrestimit pasi dyshonte për një akuze tendencioze që i bëhej.

Gjyqi për vendosjen e masës së arrestit ndaj Gjuzit është zhvilluar një javë më parë, raporton ‘ora news’.

Ish-drejtori i Aluiznit në Durrës Flamur Gjuzi është akuzuar për shpërdorim detyre gjatë periudhës që drejtonte ALUIZNI-n në Durrës.

Ndërkohë mësohet se edhe një numër i madh i të arrestuarve në Durrës kanë janë liruar me masën arrest shtëpie, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Gjuzi është shpallur në kërkim, i dyshuar si përgjegjës për legalizime në shkelje të ligjit, të godinave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.