Transmetuar më 02-04-2020, 10:43

“Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj,

jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike”.

Kështu thotë ambasada amerikane në Tiranë, teksa publikon disa fotografi të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilat i cilëson si fotografi të ditës.

Më tej thuhet se “Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë!”

Në përfundim thuhet se SHBA qëndron krah Shqipërisë. /a.y/noa.al