Transmetuar më 02-04-2020, 10:52

Kantieret rifillojnë me pikatore në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, Shkodrës, Konispol, Borsh, Fushë-Krujë, Fier, duke garantuar rregullin e distancës së sigurtë për punonjësit.

Kështu thotë Kryeministri Edi Rama, duke publikuar fotografi nga ndërtimet e rifilluara.

Ai shton se ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje, për të garantuar sa më shumë vende pune nën bombardim dhe frymëmarrjen jetike në shtëpinë tonë të përbashkët.

“Do të vazhdojmë të mbrohemi shumë fort, duke organizuar kundërsulme në pika nevralgjike për të siguruar rrugët e frymëmarrjes në muajt e ardhshëm durim dhe besim, si një trup i vetëm”, shkruan Kryeministri. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE