Transmetuar më 02-04-2020, 11:33

Që prej shpërthimit të pandemisë në Kinë pati teori të ndryshme se si u shfaq kjo sëmundje, kura e së cilës nuk dihet. Shumë persona thanë se u transmetua nga kafshët tek njeriu, por deri tani nuk ka asnjë provë për këtë.

Covid-19 u lidh me mishin e kafshëve të egra, duke bërë që autoritetet kineze të ndalonin tregtinë dhe konsumin e kafshëve të egra.

Qyteti i parë kinez që ka vendosur të marrë masa serioze duke ndaluar shitjen dhe konsumimin e mishit të qenit apo të maces është Shenzhen.

Ligji i ri do të hyjë në fuqi që nga data 1 maj. 30 milionë qen vriten në një vit në të gjithë Azinë për mish, njoftoi Shoqëria Humanitare Internacionale. Megjithatë, konsumimi i mishit të qenit në Kinë nuk është aq i zakonshëm pasi ka një masë të madhe që nuk e kanë provuar kurrë.

"Qentë dhe macet si kafshë shtëpiake kanë krijuar një marrëdhënie shumë më të ngushtë me njerëzit se të gjithë kafshët e tjera, dhe ndalimi i konsumit të qenve dhe maceve dhe kafshëve të tjera shtëpiake është një praktikë e zakonshme në vendet e zhvilluara dhe në Hong Kong e Tajvan", tha qeveria e qytetit Shenzhen, sipas një raporti të Reuters.

Kujtojmë se ka patur raste të Covid-19 tek kafshët. Dy qen dhe një mace janë infektuar në Hong Kong me koronavirus dhe ka ngordhur një qen. Ndërsa në Belgjikë u raportua macja e parë me Covid-19, e cila u infektua nga njeriu./a.m/noa.al