Transmetuar më 02-04-2020, 12:55

Tre persona akuzohen për vjedhjen e mbetur në tentativë në një shkollë në Durrës dhe katër ngjarje të tjera, të ndodhura në muajin mars.

Si të dyshuar u arrestuan tre adoleshentët M. P., 17 vjeç, banues në Shënvlash, Durrës, i dënuar më parë për vjedhje, S. Ç., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës.

Tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë futur në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, me qëllim vjedhjen e bazës logjistike të kësaj shkolle.

Por ndërhyrja e policisë e cila po i mbante nën vëzhgim prej një jave, bëri që të arrestohen në flagrancë.

Në vijim të hetimeve të kryera u bë edhe zbardhja e katër ngjarjeve të tjera:

– Më datë 01.04.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit H. H., pije e sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë;

– Më datë 30.03.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit L. M., pije dhe sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë;

-Më datë 27.03.2020, kanë hyrë në lokalin e shtetasit E. Xh., ku kanë marrë çelësat dhe kanë vjedhur mjetin tip BMW.

– Më datë 25.03.2020, kanë vjedhur në marketin e shtetasit M. S., sende dhe produkte të ndryshme.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al