Transmetuar më 02-04-2020, 13:27

Të rinjtë nuk e ndalin qejfin, pavarësisht izolimit nga pandemia e koronavirusit. Policia ka arrestuar një grup nga Britania, Amerika dhe Australia që po bënin një festë me disa vajza tajlandeze.

Burrat nga Britania janë identifikuar si George Oliver Hoskins, 23 vjeç, Saul Alan Jones, 22 vjeç, dhe Stuart Alexander McDonogh, 29 vjeç, të cilët ishin midis nëntë të huajve dhe pesë grave tajlandeze. Të gjithë po festonin në një apartament në Phuket, Tajlandë.

Ata kishin thyer masat e rrepta të shtetrrethimit dhe ishulli i Phucket është mbyllur pasi është një prej zonave më të goditura nga koronavirusi në Tajlandë.

Fotografitë tregojnë se si gratë ishin veshur me bikini, ndërsa burrat kishin pantallona të shkurtra noti.

Pasi morën ankesat nga fqinjët, oficerët e policisë shkuan tek apartamenti dhe gjetën kokainë e kanabis në festë. Të arrestuarit do të përballen me masat e shtetit të Tajlandës./a.m/noa.al