Mbrojtësi i skuadrës gjermane ‘Norwich City’, Timm Klose ka ndarë një fotografi në Instagram duke treguar se po zbaton rregullat dhe qëndron në shtëpi.
Ai publikoi imazhin e laptopit për të treguar se po shihte Netflix, por doli zbuluar. Klose harroi të mbyllte dritaret ku tregohej se po shihte filma pornografikë në faqet e internetit.
Ky veprim ka nxitur reagime në internet. Aktori Ian Hastings shkroi: "Epo të gjithë e dimë se çfarë ka bërë Timm Klose për të kaluar kohën".
Ndërsa Canary Cast (ekipi që kujdeset për audiot dhe videot e skuadrës në internet) shtoi: "Duket sikur Timm Klose po shijon izolimin."
Pjesa më e madhe e ndeshjeve të futbollit janë pezulluar për shkak të situatës së koronavirusit dhe sportistët po e shfrytëzojnë kohën për të bërë gjëra të ndryshme në shtëpi.
Shumë prej futbollistëve janë përfshirë në sfida apo në lojëra të ndryshme që realizohen brenda ambienteve të izolimit./a.m/noa.al